Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata e pazakontë, moti bënë namin në këtë qytet të Shqipërisë, stuhia e breshërit shkakton dëme të mëdha
👁12431
Një stuhi e fortë e shoqëruar me breshër ka përfshirë ditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Elbasan. Stuhia, e cila ka zgjatur rreth një orë, ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemëtari, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët. Rrebeshet e kësaj stuhie kanë pasur ndikim të dëmshëm kryesisht në bujqësi dhe pemëtari. Mbjelljet e pranverës dhe pemët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga breshëri. Zonat janë të njohura për kulturat e ullirit, qershisë, portokalleve dhe rrushit.