Si po ndikon stili i jetesës në shëndet? Eksperti: Varësitë po sjellin kequshqyerje

Si po ndikon stili i jetesës në shëndet? Eksperti: Varësitë po sjellin kequshqyerje

Stili i jetesës është faktor kyç për një shëndet të mirë. Pikërisht për të vënë në pah impaktin e tij në disa sëmundshmëri, mjekë dhe ekspert të fushave të ndryshme mjekësorë janë bërë bashkë në konferencën me teme ‘Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve’. Kryetari i shoqatës Kombëtare të shëndetit Publik Ardian Hoxha, e vuri theksin tek varësit e reja, që po ndikojnë jo pak jetën e adoleshentëve dhe jo vetëm. “Shumë i ndjeshëm është impakti në pjesën sociale sidomos me varësinë karshi lojërave elektronike, bixhozit apo rrjeteve sociale”. Ekspertët e shëndetësisë botërore në raportet e tyre kanë vënë shpesh theksin tek kequshqyerja dhe inaktiviteti fizik i fëmijëve, të cilët po rrisin obezitetin dhe problemet shëndetësore....
Burimi: Sot.com.al