Burimi:
Sot.com.al

Shqipëria Madhështore/ Kandidati i PD-së, Këlliçi takim me qytetarët e Njësisë 2: 12 vite vjedhje dhe keqmenaxhim
👁9899
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvilluar takime me banorë dhe biznese në Degën Nr. 2 të kryeqytetit, ku problematikat sipas tij, janë pasojë e keqqeverisjes së gjatë nga qeveritë e drejtuara nga Edi Rama. Në një postim në Facebook, Këlliçi thekson se “është absurde që në vitin 2025 Tirana të ketë ende ujë me orar, 2 orë në mëngjes dhe 2 në darkë.” Ai shton se kjo është pasojë e “12 viteve vjedhje dhe keqmenaxhim”. Ndër temat e diskutuara me qytetarët ishin edhe emigrimi masiv, vështirësitë e jetesës dhe presioni mbi bizneset e vogla...