Pas sherrit në Bulqizë pas takimit elektoral të PD, Policia ka referuar në SPAK materialet edhe për zyrtarin e Bashkisë, Kalosh Murra për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim”, njoftoi Policia.
Sherri në Bulqizë pas takimit të PD/ Edhe Xhelal Mziu kallëzim për zyrtarin e Bashkisë: Intimidoi pjesëmarrësit!
