Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

Të shtunën në Shëngjin do të çelet zyrtarisht sezoni i ri veror. Para nisjes së sezonit, bashkia e qytetit dhe përfaqësues të institucioneve të tjera lokale, nisën një aksion pastrimi, që u shtri nga Rana e Hedhun deri në Kune. “Nuk është situatë alarmante, ka një stabiltetet pastërtia, por gjithsesi ne po bëjmë punën tonë. Ju bëj thirrje të gjithë pushuesve që vijnë në bregdet, të mos marrin qeset dhe t’i lënë. Ka shumë qese që janë në rërë dhe mezi po i shkulim”, tha kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu kërkoi edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve...
Burimi: Opinion.al