Sekretari amerikan i Shëndetësisë zotohet të gjejë shkakun e autizmit brenda shtatorit

Sekretari amerikan i Shëndetësisë zotohet të gjejë shkakun e autizmit brenda shtatorit

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, ka njoftuar nisjen e një fushate pesëmujore kërkimore për të identifikuar shkakun e autizmit, duke premtuar një “përpjekje masive testimi dhe kërkimi” me përfshirjen e “qindra shkencëtarëve nga e gjithë bota”.Kennedy tha se deri në shtator, administrata e tij do të zbulojë se çfarë e ka shkaktuar rritjen e rasteve të autizmit dhe se do të punojë për të “eliminuar ato ekspozime”. Ai përmendi vaksinat, ajrin, ujin dhe sistemin ushqimor si pjesë të hetimit. Megjithatë, ekspertët dhe shoqatat shëndetësore kanë kritikuar këtë plan, duke e cilësuar jorealist, të dëmshëm dhe jo të bazuar në prova shkencore. Shoqata e Autizmit të Amerikës reagoi ashpër, duke theksuar se autizmi nuk është një sëmundje dhe se fokusi vetëm në faktorët...