Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se Ukraina kishte shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke goditur objektivat 14 herë në 24 orët e fundit, pavarësisht një moratoriumi të ndërmjetësuar nga SHBA.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ministria tha se Ukraina “shumëfishoi numrin e sulmeve të njëanshme duke përdorur dronë dhe predha artilerie në infrastrukturën energjetike të rajoneve ruse”.
Në deklaratë thuhej se sulmet kishin shkaktuar dëme në rajonet e Rusisë Bryansk, Belgorod, Smolensk, Lipetsk dhe Voronezh, si dhe në rajonet ukrainase të Luhansk dhe Kherson, pjesë të të cilave Rusia kontrollon.
Kievi nuk dha asnjë koment zyrtar mbi deklaratën ruse.
Rusia dhe Ukraina ranë dakord muajin e kaluar për një propozim të SHBA-së për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjitike për një periudhë 30-ditore.
Që atëherë të dyja palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Marrëveshja ishte pjesë e një shtytjeje më të gjerë diplomatike nga presidenti amerikan Donald Trump që nga kthimi i tij në detyrë në janar për t’i dhënë fund konfliktit.
Nga ana tjetër, një sulm rus të premten në qytetin ukrainas të Kryvyi Rih vrau të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë, thanë zyrtarët lokalë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte në shënjestër një tubim ushtarak në qytet, një deklaratë që ushtria ukrainase e denoncoi si dezinformatë./vizionplus.tv

Leave a Reply