Rrëzohet avioni bombardues rus në Siberi, raportohet për një viktimë

Një avion bombardues i Forcave Ajrore Ruse Tu-22M3, është rrëzuar sot në rajonin Irkutsk të Siberisë.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes ruse, katër anëtarët e ekuipazhit e braktisën avionin përpara se të rrëzohej në një zonë të shkretë. Megjithatë, një anëtar i ekuipazhit u gjet i vdekur.

Rrëzimi i bombarduesit rus dyshohet se erdh për shkak të një problemi mekanik.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *