Rojet bregdetare greke nën akuzë për tragjedinë që tronditi Evropën

Rojet bregdetare greke nën akuzë për tragjedinë që tronditi Evropën

Greqia ka ngritur akuza penale ndaj 17 pjesëtarëve të Rojës Bregdetare për rolin e tyre në fundosjen e anijes së mbushur me emigrantë “Adriana”, që u mbyt më 14 qershor 2023 pranë Pylos, duke lënë të vdekur të paktën 650 persona. Anija, që kishte lundruar nga Libia drejt Italisë me rreth 750 njerëz në bord, u përmbys në ujërat ndërkombëtare, brenda zonës greke të kërkim-shpëtimit. Vetëm 104 persona shpëtuan. Sipas akuzave, rojet bregdetare përfshirë kapitenin e anijes LS-920, tentuan ta tërhiqnin anijen në mënyrë të pasigurt, duke shkaktuar përmbysjen e saj. Prokuroria e Gjykatës Detare të Pireut ka ngritur akuza...
Burimi: Syri.net