Rinumërimi i votave të Fierit/ Përfundojnë 80 kuti, ja sa mundësi ka “Nisma Shqipëria Bëhet” të marrë një mandat tjetër

Rinumërimi i votave të Fierit/ Përfundojnë 80 kuti, ja sa mundësi ka “Nisma Shqipëria Bëhet” të marrë një mandat tjetër

Ka ecur me ritme të mira rinumërimi i kutive të votimit të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Gazetari Osman Stafa bën me dije se janë numëruar 80 nga 587 kuti që janë gjithsej. Momentalisht po rinumërohen votat e qytetit të Lushnjes. Deri tani, PD-ASHM i hiqen 18 vota, PS i hiqen 2 vota, Nisma Shqipëria Bëhet 6 vota, Ndërsa Demokracia e Re i shtohen 2 vota. Në ketë qark ka një pretendim nga Nisma Shqipëria Bëhet e cila pretendon një mandat për të cilin duhen 500 vota. Mundësitë janë fare të ulëta nëse kemi parasysh trendin e deritanishëm.
Burimi: Sot.com.al