Refuzoi konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Dinamos Ilir Daja gjobitet me shumën e lartë…

Refuzoi konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Dinamos Ilir Daja gjobitet me shumën e lartë…

Komisioni i Disiplinës ka vendosur të gjobitë me një shifër shumë të lartë trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, pasi ky i fundit ka refuzuar që të paraqitet para kamerave pas ndeshjes së fundit të kampionatit që skuadra e tij humbi përballë Laçit. Daja është ndëshkuar me një gjobë 100 mijë lekë për këtë vendim të tijin, por njëkohësisht, Disiplina ka saktësuar se është klubi përgjegjës për këtë detyrim të teknikut. Sigurisht, nuk kanë munguar as gjobat për klube të tjera të Superiores ku janë shfaqur probleme me sjelljen e tifozëve si Bylis e Laçi, ashtu si edhe Apoloni a Lushnja...
Burimi: Shkodraweb.com