Raporti i Berishës me Greqinë/ Ardit Bido sfidon kreun e PD: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar me tone të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tij ndaj Greqisë dhe pozicionin e PD-së në raport me interesat kombëtare.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bido shtron pyetjen drejtpërdrejt për ish-kryeministrin:
“Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?”
Duke aluduar për një mungesë të qartë të pozicionimit patriotik nga ana e Berishës dhe aleatëve të tij politikë, Bido nënvizon se aleanca e tij është e paqartë dhe e dyshimtë, veçanërisht në kontekstin e tensioneve të hershme me Greqinë.
Ai përmend edhe deklaratat e eurodeputetit grek Fredi Beleri, aktualisht kandidat i mbështetur nga opozita, duke shkruar:
“Këtë e tha zëri që flet kur ti hesht, Fredi Beleri.”
Në përfundim, Ardit Bido sfidon Berishën të dalë me një qëndrim të prerë:
“Doktor, do ta kthesh një përgjigje? Apo ende po e mendon nëse je me Shqipërinë apo me Greqinë?”, përfundoi Bido.