Burimi:
Sot.com.al

“Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës”/ Nuk përmbahet Berisha: Skandal ndërkombëtar
👁8295
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka folur për vizitën e tij në Këshillin e Europës në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ishte “zëri i shqiptarëve” në këtë forum ndërkombëtar, duke denoncuar situatën në Shqipëri si një narko-shtet dhe narko-diktaturë. Një nga momentet kryesore të deklaratës së Berishës ishte anulimi i një darke zyrtare që ishte planifikuar për kryeministrin Edi Rama në Këshillin e Europës. Berisha e cilësoi këtë si një “turp të madh” dhe një “skandal ndërkombëtar,” duke shtuar se Rama nuk ishte i denjë për të marrë pjesë...