Rama kërkon votën e shqiptarëve në Kretë: Mos prisni vite për dokumentet greke, më 11 maj votoni për pasaportën e BE

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot votën e shqiptarëve që jetojnë në Kretë të Greqisë.
Gjatë një takimi në shtetin fqinj, Rama renditi arsyet pse emigrantët të votojnë PS në 11 maj.
Ai tha se Shqipëria duhet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, duke u pajisur kështu edhe me passaportën shqiptare të BE-së, çka do të sillte shumë benefite për emigrantët.

Rama: Pyetja që ju bëni shpesh është për dokumentat. Sot ne kemi mundësinë e artë që ndërkohë që po ndërtojmë dhe kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive me fqinjët tanë këtu në Greqi, të mos presim deri kur do të bëhen dokumentat për gjithë shqiptarët këtu, apo marrëveshja për pensionet, por në 11 maj të votojmë të gjithë së bashku aty ku gjendet forca e duhur dhe në kohën e duhur që atë pasaportën që do ju duhet shumë vite nga shteti grek ta merrni nga shteti shqiptar si pasaportë të Bashkimit Evropian. Pasaporta shqiptare e BE-së është njësoj, absolutisht njësoj si pasaporta greke e BE-së. Me pasaportën shqiptare të BE-së mund të qëndroni këtu, punoni këtu, mund të transferoni çdo të ardhur nga pensioni atje, dhe shteti këtu ju njeh pensionin për punën që keni bërë këtu. Me pasaportën shqiptare të BE-së ju jeni njësoj edhe në realitetin e ligjit, me të njëjtat liri dhe të njëjtat të drejta.
/vizionplus.tv