Burimi:
Syri.net

Protesta në Malin e Zi, kundërshtohet investimi arab në plazh: Ulqini nuk është në shitje
👁7604
Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: "Ulqini nuk është në shitje”,...