Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Procedohen 2 persona në Korçë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta…
👁7689
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. R., 19 vjeç, dhe E. K., 41 vjeç, banues në Mësniçkë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.