“Politika është dyluftim, por të cënosh familjen e kundërshtarit…”/ Rama: S’më kanë lënë të vdekur pa më bërë pis

“Politika është dyluftim, por të cënosh familjen e kundërshtarit…”/ Rama: S’më kanë lënë të vdekur pa më bërë pis

Kryeministri Edi Rama ka nisur edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”. “Unë bëj batuta e ironi me kundërshtarët që nuk më kanë lënë të gjallë e të vdekur, të mitur e të rritur e të moshuar pa u marrë e pa i mbuluar me baltë, ndaj më fal por nuk jam në kushtet që mund të më gjykosh ti. Politika është dyluftim me gjuhën shpatë, por ama kurrë duke cënuar familjet apo edhe vetë kundërshtarin përtej sarkazmës”, tha ai.
Burimi: Sot.com.al