Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia shpëton dy turistët kanadezë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’…
👁2807
Kishin humbur rrugën në Karaburun, Policia Kufitare Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve kanadezë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin. Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar...