Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Po vrisni rusët”, Vuçiç “ha presionin” e Putinit, Serbia ndalon eksportet e armëve
Presioni i Rusisë mbi Serbinë duket se funksionon. Vetëm pak orë pasi Moska e akuzoi Beogradin se po i shet në mënyrë indirekte municione artilerie Ukrainës, ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi pezullimin e eksporteve. Sipas deklaratës, në përputhje me udhëzimet e Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili është gjithashtu Komandanti Suprem i Ushtrisë Serbe, eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Serbi do të pezullohet përkohësisht. “Në të ardhmen, për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në fabrikat e industrisë së mbrojtjes, përveç pëlqimit të ministrive dhe agjencive të tjera kompetente, do të jetë i detyrueshëm edhe...