Tridhjetë kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet zvicerane gjatë një kontrolli rutinë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC), në pikën kufitare të Chiasos, në kantonin e Tiçinos.
Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy me banim në Shqipëri. Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje, ata u arrestuan nga Policia Kantonale.
Dyshimet e para të hetuesve flasin për një shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët. Prokurori publik Luca Losa po udhëheq hetimet për të rindërtuar itinerarin e drogës. Deri tani, nga informacionet paraprake, nuk rezulton që kokaina të ketë qenë e destinuar për tregun italian.
Po transportonin 30 kg kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarë në Zvicër
