Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri mëngjesin e së dielës, 8 Qershor, në komunën Fontaniva të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur teksa i plagosuri po lëvizte me biçikletë. Fillimisht, disa drejtues automjetesh që kalonin aty pranë menduan se bëhej fjalë për një aksident dhe njoftuan menjëherë shërbimet emergjente. Ekipet mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe konstatuan se bëhej fjalë për një situatë shumë më të rëndë: 59-vjeçari kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në fytyrë. Ai u stabilizua në vend dhe...