Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përtej gallatës dhe nofkave, çfarë ofron politika për ekonominë
👁7456
Më 11 maj, zgjedhësit duhet të zgjedhin mes vazhdimësisë së qeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës dhe ndryshimit. Çfarë përmbajnë programet e forcave kryesore politike dhe sa të besueshme janë premtimet e tyre? “Bufi”, “Këneta”, “Latifi”, “Lubia”, “Tallavaja”… Fjalët e para që të vijnë ndër mend për fushatën zgjedhore të këtij viti janë batutat dhe nofkat. Vështirë të thuhet se fushata zgjedhore e këtij viti ka lënë mbresa për argumentimin e kthjellët dhe të besueshëm të programeve elektorale. Në komunikimet e tyre të fushatës, drejtuesit politikë kanë tentuar të ndikojnë më shumë emocionet e zgjedhësve me komente për kundërshtarët, se sa...