Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasje mes dy automjeteve në aksin Elbasan-Tiranë, plagoset një person
👁7508
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ibës, përgjatë aksit Elbasan-Tiranë, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa sipas pamjeve të siguruara dy automjetet e përplasura janë një Audi dhe një Volkswagen. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.