Ne prangat e Policisë së Fierit ka rënë një 28 vjeçar pasi në fshatin Çermë e Sipërme ka goditur me automjetin e tij një tjetër automjet. Si pasojë e goditjes ka mbetur i plagosur pasagjeri në mjetin e 28 vjeçarit.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, pasi ditën e djeshme, në fshatin Çermë e Sipërme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi E. J., 23 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi Q. M., shtetasi G. A., 48 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Përplasi një automjet tjetër/ Bie në prangat e policisë 28-vjeçari në Fier
