Pensionistët përfitojnë bonusin e pranverës, Gonxhja jep shifrat e marsit

Pensionistët përfitojnë bonusin e pranverës, Gonxhja jep shifrat e marsit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me Bonusin e Pranverës. Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja shkruan se mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr 4,9 miliardë lekë gjatë muajit mars. “573 965 pensionistë kanë tërhequr 4,9 miliardë lekë gjatë muajit mars. 10 000 lekë bonus për pensionet bazë deri në 20 000 lekë; 5 000 lekë bonus për pensionet mbi 20 000 lekë. Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan ai.  

Burimi: Sot.com.al