PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë/ “Është i yni”, Këlliçi shpërthen ashpër: Na u grabit vota nga PS dhe ‘Mundësia’

PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë/ “Është i yni”, Këlliçi shpërthen ashpër: Na u grabit vota nga PS dhe ‘Mundësia’

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend. Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se votat e demokratëve janë “grabitur” jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga “Mundësia” e Agron Shehajt. “Do të kërkojmë në mënyrë të padiskutueshme mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës, që i shkon Partisë Demokratike, pasi dihet tashmë botërisht që ky mandat ndahet me një grup votash mes PD-së dhe Partisë Socialiste apo partinë ‘Mundësia’,” u shpreh Këlliçi në një intervistë për  një emision televiziv. Pas...
Burimi: Sot.com.al