Kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, mbajti fjalën e tij përshëndetëse, ku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, që më 11 maj të votojnë numrin 1 për të shpëtuar Shqipërinë, siç u shpreh ai. Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Dibrës, ku ka prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.
Besim Ndregjoni:
Viti 2005 dhe viti 2025 kanë një të përbashkët të madhe: Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë. Historia po përsëritet dhe ne jemi gati të shkruajmë kapitullin e ri! Si dibran, si bir i veriut, i Malësisë dhe i gjithë Shqipërisë së ndershme, i bëj thirrje çdo shqiptari që e do këtë vend: më 11 maj, të gjithë bashkë votojmë numrin 1! Votojmë kundër urrejtjes dhe përçarjes që ka mbjellë Edi Rama në politikën shqiptare.
Votojmë për vlerat konservatore, për bashkimin me aleatët tanë strategjikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump. Veriu, jugu, lindja e perëndimi të gjithë së bashku për një Shqipëri që i kthehet shpresës dhe dinjitetit. Rrofshin shqiptarët kudo që janë! Më 11 maj, le të nisim vallen nga Dibra dhe ta përfundojmë me fitore në zemër të Tiranës!
PD-ASHM prezantojnë kandidatët në Dibër/ Kryetari i UPP, Besim Ndregjoni: Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë
