Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parashikimi i motit, 1 korrik 2025
Ditën e martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat sakaq, do të jenë të pakta e kalimtare, kryesisht përgjatë maleve në mesditë e pasdite. Temperatura më e lartë pritet të shënohet 40°C në Berat, ndërsa më e ulëta 18°C në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera – herës, era do të fitojë shpejtësi 7 – 15 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 – 3 ballë.