
“Në Kretë do të hapet konsullata e Shqipërisë”, Rama: Kemi gati një aplikacion për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe
👁5217
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me shqiptarët në Kretë të Greqisë, në kuadër të votës së diasporës. Në fjalën e tij, Rama theksoi se thuajse është gati një aplikacion që mund t’iu mësojë fëmijëve që jetojnë jashtë gjuhën shqipe. Kryesocialisti tregoi se në Kretë do të jetë shumë shpejt konsullata e Shqipërisë, ç’ka do të thotë se nuk është nevoja të shkojnë deri në Athinë. Rama: Ne kemi nisur një program, një program për mësimin e shqipes. Dhe i kemi vënë në dispozicion shtetit grek 50 mësues, nga të cilët 5 janë këtu në Kretë. Programi i...
Burimi:
Vizionplus.tv