Shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës përpara në lokali në Fontanafredda, ndërsa në pranga si autor është vënë 34-vjeçari Rogert Shota nga Fushë-Kruja. 43 vjeçari shqiptar në Itali Vladimir Topjana dyshohet të jetë vrarë për motive pronësie, raportojnë mediat italiane.Në pranga është vënë edhe babai i 34-vjeçarit, Pren Shota, pasi ndodhej në automjet me të. Sipas informacioneve, 43-vjeçari kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.
Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi në kokë Vladimir Topjanën. Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte.
Në automjetin e autorit u gjet arma e krimit/ Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, shkak dyshohet të jetë një…
