“Mund ta ndërpresim në çdo kohë”, Berisha sinjalizon se kontrata me “Continental” nuk do të zgjasë dy vite

“Mund ta ndërpresim në çdo kohë”, Berisha sinjalizon se kontrata me “Continental” nuk do të zgjasë dy vite

Në një konferencë me gazetarët, ai tha se ajo mund të ndërpritet në çdo kohë. “Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve. Një gjë është e sigurt që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh. Kjo kontratë me avokatin numër një ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator”, tha Berisha.
Burimi: Javanews.al