Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe hera-herës deri mesatare. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe ato në jug vranësirat deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formën e pikave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
