Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Hasani thekson se në fokus të bashkëbisedimit ka qenë diskutimi për Kapitullin 31, pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). “Transparencë, llogaridhënie e hartim gjithëpërfshirës i politikave dhe të orientuar për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile e grupeve të interesit. Me disa prej tyre u fokusuam sot tek...