Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mbi 2 milionë udhëtarë në 3 muaj nga Rinasi/ ACI: Shqipëria mbi mesataren evropiane
👁12624
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve “ACI” rendit sërish Shqipërinë si një nga vendet që ka tejkaluar mesataren evropiane në 3-mujorin e parë të këtij viti për trafikun e pasagjerëve në rrugë ajrore. Më konkretisht sipas raportit të fundit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Shqipëria ka pasur rritje me +9.1% të pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Referuar të dhënave të mësipërme vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore mbi 2 milionë pasagjerë, ku dominojnë vizitorët e huaj që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar. Ky fluks pasagjerësh tregon se shumica...