Mbërrin në portin e Vlorës anija kroçere MV Hamburg/ Mbërrijnë pasagjerët e parë, që priten të vizitojnë Shqipërinë

Mbërrin në portin e Vlorës anija kroçere MV Hamburg/ Mbërrijnë pasagjerët e parë, që priten të vizitojnë Shqipërinë

Plot 271 pasagjerë nga Franca, Belgjika dhe Anglia kanë mbërrritur mëngjesin e kësaj të enjte, rreth orës 7:00 në portin e Vlorës me anijen kroçere MV Hamburg. Anija me flamur Bahamas është 145 metra e gjatë. Ndërkohë burime paraprake bëjnë me dije se turistët nga Europa do të vizitojnë pika turistike të ndryshme të vendit tonë. M/V Hamburg do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 22:00 dhe më pas do të lundrojë drejt portit të Durrësit.
Burimi: Sot.com.al