Partia Liberale e Mark Carney-t ka fituar zgjedhjet në Kanada. Kryeministri Mark Carney, udhëheqësi aktual i Partisë Liberale, e shpalli votimin në mars, menjëherë pasi mori detyrën nga ish-kryeministri Justin Trudeau. Kundërshtari i tij kryesor në garë ishte udhëheqësi konservator Pierre Poilievre. Tani parashikohet që Carney të ketë fituar një mandat të katërt për partinë.
Mark Carney tha sot se vendi i tij nuk duhet ta harrojë kurrë “tradhtinë” amerikane, gjatë fjalimit të fitores që mbajti para mbështetësve në Ottawa.
“Marrëdhënia jonë e vjetër me Shtetet e Bashkuara ka mbaruar” sepse “Presidenti Trump po përpiqet të na shpërblejë në mënyrë që të na ketë në dispozicion”, tha ai, duke i bërë thirrje vendit të bashkohet për “muajt e vështirë që na presin, të cilët do të kërkojnë sakrifica”.
LIVE: Thank you, Canada • EN DIRECT : Merci Canada https://t.co/E4uJHXmF1c
— Mark Carney (@MarkJCarney) April 29, 2025
Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, i cili pranoi humbjen, premtoi të bashkëpunojë me kryeministrin liberal Carney për të mbrojtur interesat e Kanadasë kundër sulmeve të Donald Trump.
“Konservatorët do të punojnë me kryeministrin dhe të gjitha partitë për të mbrojtur interesat e Kanadasë dhe për të arritur një marrëveshje të re tregtare që do të lërë mënjanë tarifat, duke mbrojtur sovranitetin tonë”, tha Pierre Poilièvre, duke iu drejtuar mbështetësve të mbledhur në Ottawa për natën e zgjedhjeve.
Liberalët e kryeministrit kanadez Mark Carney e ruajtën pushtetin në zgjedhjet e djeshme, por duket se nuk do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri shumice, gjë që Carney e donte në mënyrë që të negocionte më mirë tarifat me Presidentin e SHBA-së Trump.
Liberalët janë përpara ose kanë fituar në 167 zona zgjedhore (vende) dhe Konservatorët vijnë pas me 145, ndërsa numërimi i votave vazhdon.
Liberalëve u duhen 172 vende në Dhomën e Komunave (nga 343 gjithsej) për të pasur shumicën, gjë që do t’u lejonte atyre të qeverisin pa mbështetjen e një partie më të vogël./vizionplus.tv

Leave a Reply