Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Makina përplas këmbësoren, përfundon në spital 60-vjeçarja
👁14175
Në kryqëzimin e qytetit të Përmetit, shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Bmw”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. L., 60 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçarja, e cila ndodhet në Spitalin e Përmetit, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.