“Lamborghini i Noizyt sa 50 mijë pensione”, Rama i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Kushton më pak se 6 mln dollarë

“Lamborghini i Noizyt sa 50 mijë pensione”, Rama i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Kushton më pak se 6 mln dollarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot nga Shkodra ndaj deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një ditë më parë nga Fier kritkoi shfaqjet publike të qeverisë dhe përmendi Lamborghinin e Noizyt duke e krahasuar me 50 mijë pensione. Kryeministri Rama, i cili po mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit në qytetin e Shkodrës, iu përgjigj me ironi: “Bufi u kap me Lamborghinin e Noizyt dje. Dhe e krahasojnë me 50 mijë pensione. Po ju them se Lamborghini i tij kushton shumë më pak se 6 milionë dollarët që bëjnë për lobimin e non-gratës.” /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv