Duke filluar nga kjo e martë, data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë që do mund të udhëtojnë më lehtësisht drejt Maqedonisë së Veriut. Kjo pasi do të kenë mundësi të presin policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro.
Njoftimi është bërë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve drejt vendeve fqinje.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi se kjo tarifë e re ka ardhur edhe si pasojë e rekomandimeve të komitetit të përbashkët, të marrëveshjes së tregtisë së lirë, për lehtësimin e lëvizjes mes vendeve të rajonit.
Kartoni jeshil është një detyrim ligjor për çdo udhëtim jashtë territorit që mbulon dëmet e mundshme që mund të ndodhin.
Edhe me këtë vendim për çmimin e ri, sërish qytetarët kanë të drejtë të presin karton jeshil për Maqedoninë e Veriut me të njëjtat kushte, 15 euro për dy javë. Sipas të dhënave një masë e tillë lehtësuese vjen, sepse dëmet me vendin fqinj nuk janë të larta.
Lajm i mirë/ Nga 1 Prilli, më pak kosto për udhëtarët drejt Maqedonisë së Veriut
