Burimi:
Javanews.al

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…
👁5202
Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë 16 vjeç, bënë një zbulim të jashtëzakonshëm: një diamant prej 709 karatësh, një ndër më të mëdhenjtë e gjetur ndonjëherë në botë. Zbulimi ndodhi gjatë punës së tyre në minierën e fshatit Koyadu, në lindje të vendit, ku ata punonin në kushte të vështira në këmbim të ushqimit dhe materialeve për familjet e tyre. Zakonisht, diamante të tillë përfundojnë në tregun e zi, por pronari i minierës, pastori Emmanuel Momoh, zgjodhi t’ia dorëzojë gurin qeverisë, duke e quajtur “diamanti i paqes”....