Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kryeministrja Meloni bisedë telefonike me Papa Leo XIV, theksohet vullneti për bashkëpunim me Vatikanin
👁11955
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me Papa Leo XIV. “Italia vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura dhe për paqen në të gjitha zonat e krizës, në të cilat armët kanë zënë vendin e dialogut dhe shkëmbimit të pikëpamjeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane. Meloni theksoi se vendi i saj ka vullnetin për të bashkëpunuar me Vatikanin, duke synuar zhvillimin etik të inteligjencës artificiale, në shërbim të njerëzimit./vizionplus.tv