Kryeministri i vendit, Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
Ky çmim akordohet për personalitete të rëndësishëm botërore në politikë.Lexo edhe :Related Posts
Medalja presidenciale është një nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.
Presidenti izraelit gjatë fjalës së tij tha se është nder që i dorëzon kryeministrit Rama këtë medalje. Ai theksoi se gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi e kurajoje
“Është një nder kaq i madh t’iu uroj mirëseardhje në rezidencën presidenciale dhe t’iu jap ju zoti kryeministër medaljen presidenciale të Nderit të Izraelit, i nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, me vlera demorkatike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit. Kodi shqiptar i besës, ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Gjatë holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi, i dhanë krah hebrenjve, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit. Unë personalisht, u mallëngjeva gjatë vizitës sime në Tiranë”, tha ai./vizionplus.tv
