Avokat i njohur, Arben Llangozi ka tronditur opinionin publik, duke zbuluar me emra dhe fakte se Shqipëria është shndërruar në një kartel të strukturuar, ku krimi i organizuar sundon ekonominë përmes pastrimit të parave nga ndërtimi, tenderët dhe lejet. Sipas tij, Porti i Durrësit është kthyer në nyje kyçe të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ngarkesat kalojnë lirshëm me paleta, ndërsa shteti është “zero”. Ai theksoi se për 5 vite në Shqipëri nuk është sekuestruar asnjë gram kokainë, gjë që sipas tij, konfirmon bashkëpunimin mes politikës dhe krimit.
Ndërkohë përmes përgjimeve të dosjes “SKY ECC”, Llangozi zbulon skema të detajuara të pastrimit të miliarda eurove që derdhen në tregun e pasurive të paluajtshme. Po ashtu, ai bëri me dije se kriminelët kanë takuar liderë politikë edhe nga burgu, ndërsa theksoi se çdo qark në vend ka përfaqësues të grupeve në pushtetin vendor e qendror. “Në Shqipëri s’ka hetim, s’ka kapje në flagrancë, vetëm show për SPAK”, deklaroi ai, duke shtuar se organizatat kriminale e sfidojnë hapur shtetin. “Ky është një zinxhir mafioz i mirëorganizuar që pa mbështetjen politike nuk do ekzistonte”, përfundoi Llangozi në një apel që nuk mund të injorohet.
Reagimi i avokat Llangozit
Konkretisht avokat Arben Llangozi, zbuloi se Porti i Durrësit është kthyer në një nga pikat kryesore të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, edhe pse në vendin tonë në pesë vitet e fundit nuk është sekuestruar asnjë kilogram drogë. Teksa ishte i ftuar në studion e Llangozi theksoi se në portin e vetëm të vendit, droga transportohet me paleta, ndërsa shteti është inekzistent. Sipas Llangozit, Shqipëria është kthyer në korridor të trafikut të narkotikëve, ndërsa kjo tregon për avokatin, që kemi të bëjmë me një kartel.
Madje Llangozi, shtoi se aktiviteti i grupeve kriminale në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike vijon me intensitet më të lartë, si një përgjigje ndaj autoriteteve në Shqipëri për t’i sfiduar. Madje ai la të nënkuptohet se i gjithë ky aktivitet që prodhon miliarda euro në tregun e pasurive të paluajtshme ku dhe pastrohen paratë e ardhura nga krimi, nuk mund të operojë pa mbështetjen e politikës, e cila e ndihmon. “Kam lexuar se nga përgjimet e Sky Ecc dhe Encro Chat si ka funksionuar gjithë trafiku. Bosi komandonte drogën në çdo qytet të botës. Kaq duhet këtu, kaq atje. Në Holandë bëhet fjalë për 1 mld euro vlerë tregu.
Organizata e grupeve kriminale është shumë më e lartë dhe lidhjet politike me Shqipërinë janë shumë të thella. Kanë takuar drejtues politik nga burgu. Nëse ndodh kjo çfarë mund të ndodhë me pastrimin e parave. S’arrijmë të konceptojmë se si pastrohen paratë në Shqipëri. Politika është pjesë e rëndësishme pastrimit të produkteve të veprës penale. Rasti Çyrbja është aktual, kemi çdo qark që grupet kriminale kanë vendosur në të vetët në politikë. Është zinxhir i mirë organizuar për interesa. S’është gjë e re. Grupet kriminale kanë krijuar kompani, se si kanë kapur pushtetin vendor dhe në pushtetin qendror.
Pa miratimin e tyre s’mund të marrin as tender publikë. Qëllimi është të pastrohen paratë që vijnë nga jashtë. Kemi parë edhe çmimet e banesave në Shqipëri. Nëse do shohim si ka funksionuar një organizatë. Organizohet nga vendi i origjinës të vendi i shpërndarjes. Kështu funksionojnë. Në Portin e Durrësit transportojnë me paleta dhe shteti është inekzistent. Krimi aty është, gjithë ky narkotik, korridor ka Shqipërinë, trafiku kalon në vendin tonë. Ne bëjmë show në SPAK, ne s’kemi kapur asnjë në flagrancë. Asnjë rast s’është investiguar në vendin tonë. Problematika është më e rëndë. 5 vite, ne s’kemi 1 kg kokainë të kapur. Vlerësoj se ky është kartel. Aktiviteti vijon me një nerv më të lartë për të sfiduar shtetin në Shqipëri”, deklaroi avokati Arben Llangozi.
Krimi kontrollon ekonominë dhe politika mban peng drejtësinë, ja si Shqipëria është kthyer në korridor të kokainës…
