Nga Julia Vrapi
Komedia “Kërkohet një tenor” që bazohet në veprën e dramaturgut amerikane Ken Ludwig pas skenës së teatrit “Migjeni” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Me regji të Armand Borës, kjo komedi që është bashkëprodhim i teatrit “Migjeni” dhe Teatrit Kombëtar sjell humorin brilant të autorit Ludwig. Ngjarjet në shfaqje zhvillohen në vitin 1934, në një suitë hoteli ku një sërë ngatërresash, keqkuptimesh dhe situatash komike lindin nga ardhja e një tenori të famshëm italian. Komedia do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë në datat 28, 29 dhe 30 maj. Në rolet e veprës janë aktorë të njohur të si Helidon Fino, Pjerin Vlashi, Genti Deçka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Flaura Kureta, Niada Saliasi dhe Fritz Selmani. Me regji të Armand Borës dhe një kast të njohur aktorësh, “Kërkohet një tenor” është një komedi që nuk duhet humbur këtë sezon artistik në teatër. Komedia më parë gjatë këtij sezoni artistik e shënoi premierën mbrëmjen e 25 prillit në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.
Komedia me titull origjinal “Lend me a tenor” që është shkruar nga autori amerikan Ken Ludwig u vu në skenë në West End (1986) dhe Broadway (1989), duke marrë nëntë kandidatura për çmimin Tony dhe fitoi çmimin për aktorin më të mirë (Philip Bosco) dhe regjisorin më të mirë (Jerry Zaks). Në skenat tona teatrore janë vënë edhe më parë vepra që janë shkruar nga autori amerikan Ken Ludwig, ku këtë herë këtë sezon artistik është regjisori i njohur Armand Bora që sjell komedinë “Kërkohet një tenor”. Skenografia në shfaqje është nga Dvini Gushta, kostumografe Laedia Jahdari, përkthyes i veprës Durim Taçi, dizajngrafik Klea Mani, as. regjisor Astiano Shehaj. Ken Ludwig është një dramaturg, autor, skenarist dhe regjisor amerikan, vepra e të cilit është interpretuar në më shumë se 30 vende në mbi 20 gjuhë.
Komedia në skenë në vijim të sezoni artistik
Komedia “Kërkohet një tenor”, që këtë mbrëmje do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” për të dy vijuar dhe dy net të tjera për publikun është në vijim të premierave dhe shfaqjeve, që janë vënë në skenë këtë sezon artistik. Pak ditë më parë po në skenën e këtij teatri ishte një tjetër premierë teatrore, “12 burra të zemëruar” me regji nga Albert Minga produksion i Teatrit Kombëtar. Si regjisor Armand Bora ka shumë vite pune në teatër, duke filluar prej vitit 1994 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë dhe për të vazhduar pastaj në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, në disa skena të tjera shqiptare dhe të huaja deri në Australi, ku ka mundur të bashkëpunojë me dy aktorë australian në teatrin e famshëm “La MAMA” në Melburn, Australi etj.
Në aktivitetin e tij si regjisor, por edhe si dramaturg Armand Bora është fitues i çmimeve të ndryshme. Në periudha të ndryshme Armand Bora ka qenë lektor i jashtëm në Universitetin e Arteve si dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe aktivitete të ndryshme shkencore të organizuara në Shqipëri dhe vende të rajonit si në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Si dramaturgu Armand Bora me triptikun e tij dramatik “Ata që mbijetuan” është edhe fitues i Çmimit Kadare 2025.
“Kërkohet një tenor” në skenën e Teatrit Kombëtar, shfaqja bazohet në veprën e dramaturgut amerikan Ken Ludwig
