Të dhëna e tre prokurorëve të SPAK-ut, Behar Dibrës, Enkeleida Millonait dhe Elida Kaçkinit janë hakeruar dhe janë shpërndarë në grup të vogël njerëzish. Gazetarja Anduena Llabani thotë se ‘Kali i Trojës’ ka hyrë në SPAK dhe se e gjithë kjo më shumë se për të zbuluar dosjet është bërë për ta bërë më vulnerabël këtë institucion.
‘Kali i Trojës ka hyrë edhe në SPAK. Nga subjektet e dosjeve që përflitet që janë hakeruar duhet të kuptojmë kush janë personat e interesuar, ku pikon çatia. Kush është i interesuar të marrë dosje dhe të manipulojë provat? Kush janë persona që duan që ditën e arrestimit të Erion Veliajt të nxjerrin informacione tek gazetarët për ta zhveshur nga interesi publik arrestimin e tij.Nuk besoj që kjo tentativë, kam një perceptim që e gjithë kjo gjë nuk është bërë për të parë materialet, se çfarë ka Dumani ndaj dikujt, por është bërë për ta bërë sa më vulnerabël një institucion që është mbi politikën dhe krimin. Fakti që cenohet SPAK deri diku perceptimi i opinionit është që ja u fut dhe kali i Trojës.’, tha ajo në MCN.
Më tej Llabani tha se se sipas informacioneve që ajo ka nuk bëhet fjalë vetëm për tre prokurorë, por më shumë të cilëve i janë vjedhur materialet.
‘Nuk bëhet fjalë për 3 prokurorë, bëhet fjalë dhe për prokurorë të tjerë, të cilët kanë tentuar dhe janë marrë materiale nga kompjuterët e tyre. Skandali pritet të jetë dhe më i madh. SPAK është në konkluzion të hetimeve për persona shumë të rëndësishëm të politikës dhe të biznesit të lidhur me krimin e organizuar.’, shtoi gazetarja.
“Kali i Trojës’ ka hyrë brenda”/ Vjedhja e të dhënave të SPAK, Llabani: Skandali do të jetë më i madh
