Nisma Shqipëria Bëhet, takim me banorët në Malësinë e Madhe. Lapaj rendit faktet që sipas tij e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje.Shqipëria është vendi me pensionet më të ulëta në Europë. Ky është fakt. Dhe mes atyre që e kanë lënë Shqipërinë në këtë gjendje dhe nesh, ju duhet të jeni me ne.
“Sot miq është fakt, me nga 26 vjeç mesatare e popullsisë së moshës në 1992, jemi në 42 vjeç sot, duke u kthyer në vendin më të plakur në Europë. Dhe ju përballë atyre që e plakën popullsisë dhe ne që duam ta transformojmë, duhet të jeni me ne. Sot është fakt që mbi 2 milionë shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre dhe më shumë azilkërkues ka patur në Europë sesa Siria që ka 14 vite në luftë. Më shumë shqiptarë të Shkodrës gjen në New York sesa në Shkodër. Ky është fakt.
Është fakt që ne sot kemi në Ballkan remi rrogat më të ulëta të administratës sesa të gjitha vendet e tjera. Këto nuk ndryshohen duke ndenjur me ata që e sollën vendin në këtë pikë, por bëhen me ata që duan t’i ndryshojnë”, përfundon Lapaj.
“Ju duhet të jeni me ne”/ Nisma Shqipëria Bëhet, Lapaj në Malësinë e Madhe: Ata e sollën vendin në këtë pikë
