Kryeministri Edi Rama me ndihmën e kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha në prapaskenë, dyshohet se ka lëvizur me një skenar të paramenduar për të eliminuar politikisht Erion Veliajn dhe për të riformatuar të gjithë skenën e pushtetit vendor. Afera që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës më 10 shkurt duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë burime të sigurta konfirmojnë se brenda qeverisë po mendohet të merret vendimi për shkarkimin e Veliajt dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të paktën 4 bashki kryesore të vendit.
Veliaj mbush 3 muaj në 12 maj që ndodhet në qeli dhe sipas ligjit ai mund të shkarkohet, duke iu hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Tiranë, por edhe në 3 bashki të tjera, si Mati, Tepelena dhe Berati, për shkak se kryebashkiakët: Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi dhanë dorëheqjen pasi kandidojnë për deputet nën siglën e PS sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Madje thuhet se Rama ka gati edhe emrin që do të zëvendësojë Veliajn. Ai është ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u la qëllimisht në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit, pasi do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë.
Skenari
Megjithatë ky është një skenar që Veliaj nuk e ka pritur, por që Rama e ka përgatitur me kujdes për muaj të tërë, duke përdorur një grup të ngushtë njerëzish besnikë, ku në qendër është Belinda Balluku. Ministrja e Infrastrukturës është vënë në shënjestër si koka e operacionit për të “fundosur” Veliajn, ndërsa lidhja e saj me grupin e afërt të Berishës dhe elementë të strukturave të vjetra të Partisë Demokratike po zbardhet çdo ditë e më shumë. Denoncimi ndaj Veliajt u orkestrua me mjeshtëri nga një “denoncues anonim”, i cili kishte akses të pabesueshëm në të dhënat konfidenciale të Aviacionit Civil. Por nga e gjeti ky person një informacion të tillë? Pista e vetme logjike të çon te grupi i Ballukut, e cila prej muajsh ka punuar në prapaskenë për të rrëzuar “delfinin” e Ramës dhe për të kapur vetë kreun e Tiranës.
Ish-ministri Arben Ahmetaj, një nga personat më të rëndësishëm në PS, i arratisur në Zvicër, e përforcoi këtë teori duke deklaruar hapur se Balluku kishte paguar njerëz për të organizuar protesta kundër Veliajt, për të krijuar një perceptim publik të dështimit të tij si kryebashkiak dhe për ta përgatitur opinionin për eliminimin e tij politik. Nga ana tjetër, vetë Rama ka qëndruar i heshtur, por burime pranë kryeministrisë tregojnë se ai ka dhënë sinjalin final për ta larguar Veliajn nga Bashkia e Tiranës. Ai e ka parë Veliajn gjithmonë si një rival të rrezikshëm për pushtetin e tij, dhe tani, duke përdorur mekanizmat e qeverisë dhe SPAK-un, po ekzekuton planin për ta nxjerrë jashtë loje njëherë e mirë. Por ë këtë betejë të egër politike, Belinda Balluku duket se po forcon pozitat e saj si pasardhësja e mundshme e Ramës, duke eliminuar një nga rivalët më të mëdhenj të saj brenda Partisë Socialiste.
Veliaj, dikur njeriu më i afërt i kryeministrit, është tashmë një figurë e rënë, e tradhtuar nga njerëzit që dikur e mbështesnin dhe e përgatitur për t’u sakrifikuar në altar për stabilitetin e pushtetit të Ramës. Ky është realiteti i politikës shqiptare: pazare të errëta, aleanca të fshehta dhe tradhti të befasishme që mund të rrëzojnë edhe ata që dukeshin të paprekshëm. Pra e gjithë kjo tregon se loja është tashmë në fazën e fundit dhe akti i radhës pritet të jetë shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Veliaj do të hyjë në histori si një tjetër viktimë e makinerisë së pamëshirshme politike të Edi Ramës.
Parashikimet në ligj
Konkretisht Kryetari i bashkisë së Tiranës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 10 shkurt të këtij viti. Po çfarë do ndodhë në këtë institucion vendor, për sa kohë Erion Veliaj po përballet me një proces gjyqësor? Kujt do t’i kalojnë kompetencat për marrjen e drejtimit të bashkisë Tiranë? Sipas ligjit për Qeverisjen Vendore, neni 62, kryetari i një bashkie mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm në 3 raste: Kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve, dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata apo propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore.
Ja si Rama ia futi Veliajt, nga bashkëpunimi me Berishën nëpërmjet Ballukut, te pazaret e tij për ta përzënë nga…
