Inskenoi vdekjen duke i vënë zjarrin makinës në Pukë, ekstradohet në Shqipëri biznesmeni italian…

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen në Pukë, është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë. Pecorelli u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.
Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Biznesmeni italian do të duhet të vuajë 4 vite burg për mashtrim, përdhosje varresh dhe pengim të drejtësisë. Më parë ai ka deklaruar se shqetësimi i tij i vetëm janë familja e tij.

“Nuk kam frikë. Jam i shqetësuar për familjen time, fëmijët e mi, babain dhe vëllain tim me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.
Për vendimin e dorëzimit të tij në duart e drejtësisë shqiptare, ai ka thënë se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë.
“Një vendim i vështirë për të pranuar më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.
Ai ka njoftuar se do të nisë procesin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Gruaja e tij është shqiptare, ata u martuan në dhjetor 2023. Ashtu si djali i tij. Sapo të marrë nënshtetësinë, ai do të heqë dorë nga shtetësia italiane sepse ndihet i “tradhtuar” nga vendi i tij, sipas mediave italiane.
Ai ishte zhdukur nga Italia në janar 2021 kur falsifikoi vdekjen e tij në Shqipëri për t’i shpëtuar kreditorëve të tij. Makina me qira u gjet në flakë në Pukë me disa mbetje njerëzore brenda. Më pas ai u gjurmua pas disa kohësh në Itali, pranë ishullit Montecristo.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!