Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për rolin e saj në projektin e inceneratorit të Tiranës. Gjatë një deklarate publike, ai e akuzoi Ballukun se nuk përpiloi asnjë raport zyrtar mbi ecurinë e projektit, pavarësisht detyrimit ligjor për mbikëqyrjen e fondeve publike.
“Kishte një ministri me detyra për të mbikëqyrur punimet e djegësit. Kjo ministri ishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku. Lubia nuk bëri 6 vite një raport,” – u shpreh Berisha.
Sipas tij, mosraportimi nga ministria nuk ishte rastësi, por një veprim i qëllimshëm për të mbuluar keqpërdorimin e fondeve.
“Ajo e dinte që paratë i vidhte Edi Rama, dhe ky pastaj thotë që ‘hanë dardha këta pas shpinës time’. Po ti nuk ngopesh me dardha gjithë ditën mor zotëri!”
Berisha solli edhe krahasime konkrete për të theksuar humbjet financiare të shkaktuara sipas tij nga keqmenaxhimi i inceneratorëve. Ai përmendi shumën prej 130 milionë eurosh, që sipas tij do të mjaftonin për të paguar mbi 800 mijë pensione.
Inceneratori i Tiranës/ ‘Balluku për 6 vite nuk bëri asnjë raport’, Berisha: Vodhën 130 mln euro, paratë shkonin për…
