
I akuzuar për shpifje/ Lapaj padit Shehajn ne GJKKO
👁6056
Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paditur për shpifje kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Kallëzimi është dorëzuar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lapaj deklaroi se padia bazohet në tetë raste shpifjeje nga Shehaj. “Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj, por edhe vetes, sepse nuk kam dëshiruar këtë konflikt. Megjithatë, sot po dorëzoj padinë pranë Gjykatës së Posaçme për shpifje,” u shpreh ai para godinës së GJKKO. Sipas tij, një nga akuzat e Shehajt ka qenë se ai ka përfaqësuar kompani të sekuestruara nga SPAK, pretendim që Lapaj e ka mohuar.
Burimi:
Sot.com.al